Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për krimet zgjedhore të 25 prillit. Deri më datë 08.06.2021, Prokuroria thotë se janë regjistruar procedime penale për 53 njoftime në total, nga të cilat, 7 prej tyre kanë përfunduar, 5 persona janë në hetim, një çështje i ka kaluar SPAK, një është pezulluar dhe dy procedime me dy të pandehur janë dërguar për gjykim. Veprat që po shqyrtohen kanë të bëjnë me: Pengimin e subjekteve zgjedhore, Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor, Shkelja e fshehtësisë së votimit, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar, Korrupsioni aktiv në zgjedhje, Përdorimi i funksionit publik për veprime politike ose zgjedhore, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, Pengimi i zgjedhësit etj.