Hetimet e deritanishme për eksportin e 816 ton mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës po bëhen nga prokuroria e Durrësit. Mësohet se kjo prokurori ka marrë në pyetje drejtuesen e një kompanie që ka bërë eksportin e mbetjeve për të mësuar origjinën e tyre. Ndërkohë po hetohet sjellja e autoriteteve shqiptare që nga doganat por edhe porti i Durrësit për mënyrën se si është trajtuar ngarkesa me mbetje.