Policia dhe prokuroria e Gjirokastrës ka vijuar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 emigrantë. Hetimet kanë saktësuar se të 7 emigrantët ishin nga Pakistani dhe kanë arritur të identifikojnë 3 prej tyre.