Top Channel/ Hetimet pas vetëvrasjes. Policia sekuestron telefonin e së ndjerës, pyeten familjarët
05/01/2024 23:17

Bedrie Loku, nëna e 4 fëmijëve, një vajze dhe tre djemve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fostoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024. Por hetimet e policisë së Durrësit nuk janë fokusuar vetëm tek pista e bullizimit të saj në rrjetet sociale, ashtu siç ka deklaruar bashkëshorti i saj. Hapja e një profili fals në Tik Tok që denigronte figurën e Bedrie Lokut në dhjetor të vitit 2022, ka detyruar policinë t’i thellojë më tej hetimet. Policia po verifikohen marrëdhëniet e saj familje për të caktuar veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. Policia po merr në pyetje të gjithë familjarët e së ndjerës. Po ashtu hetuesit e çështjes kanë sekuestruar edhe telefonin celuar të viktimës për t’ju nënshtruar ekzaminimeve me qëllim nxjerrjen e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në datën 2 janar kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë në fshatin Vërdallë të Sukthit, autoritetet kanë marrë në pyetje bashkëshortin e 41-vjeçares, i cili ka deklaruar se një natë para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ajo ka qenë në gjendje të mirë dhe ka festuar Vitin e Ri. Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka pasur stres dhe ankth kohëve të fundit si pasojë e një profili të hapur në platformën TikTok me emrin e saj. Prej kohësh ajo ishte shprehur se nuk e përballonte dot foton që i kanë publikuar, të cilat i kishte denoncuar. Ai është çuar në mëngjes dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes në mes të shtëpisë. Gruaja është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të shpëtojë. Hetimet do të zbardhin se kush fshihet pas vetëvrasjes.

Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
Top News – Homazhe për Xhuana Nikollajn, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
13/03 20:11
Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03 19:45
Top Channel/ “Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 mln euro për km”, Berisha: Ne 20 mln/km
13/03 19:32
Top Channel/ Berisha: Ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore do mbajnë përgjegjësi
13/03 19:31
Top Channel/ Berisha: Kanë copëtuar rrugë në lote, paçka se janë vazhdimësi e të njëjtit terren
13/03 19:30
Top News – Aksident në Fier, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13/03 19:25
Top Channel/ Berisha: Rilindja urbane është dëshmia e korrupsionit dhe vjedhjes
13/03 19:18
Top Channel/ Berisha takim me Departamentin e Infrastrukturës: Problemet kanë lindur nga korrupsioni
13/03 19:18
Top News – GJKKO ‘rrëzon’ Ballukun, bie poshtë kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra
13/03 18:46
Top News- 25 vjeçarja telefonoi motrën para aktit ekstrem/ Detaje nga vetëflijimi i të resë
13/03 17:56
Top News – Rama: Pati presion për Porto Romanon. Kryeministri për krizën e naftës: Ndërhyrje në treg
13/03 16:56
Top News- Përkrahu persona me precedentë penal/ AMP pezullon nga detyra inspektorin e policisë
13/03 16:44
DIGITALB DIGITALB