Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë kanë zbarkuar sot pranë inceneratorit të Ebasanit në vijim të hetimeve për zjarrin që përfshiu landfillin në korrik të vitit 2023. Sipas prokurorisë, qëllimi i inspektimit të kësaj të enjteje ka qenë kqyrja e vendit të ngjarjes. Burimet zyrtare konfirmojnë se tashmë është regjistrur dosja për veprat penale “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”.