Top Channel/ Hetim tentativë-vrasjeje për helmimin në universitetin elitar gjerman
24/08/2021 21:10

Prokurorët në Gjermani kanë nisur sot hetime për tentativë vrasjeje pas një helmimi te qëllimshëm në ushqimin e një universiteti të njohur. Shtatë njerëz janë sëmurur pas konsumit të disa llojeve të ushqimit në kuzhinën e Universitetit Teknik të Darmstadt në Gjermani, në atë që policia beson se tentativë helmimi. Disa studentë dhe anëtarë të stafit kanë parë sesi ngjyra e lëkurës së krahëve e këmbëve të tyre është bërë blu, pas konsumit të ushqimeve të kuzhinës dhe makinetës së pijeve. Gjashtë njerëz morën trajtim në spitalin e Darmstadt, pranë Frankfurtit, kurse një student 30-vjeçar ishte për pak kohë në situatë kritike për jetën. “Hetimet po zhvillohen me shpejtësi dhe policia po bën gjithçka për të identifikuar fajtorët”, thanë në një deklaratë autoritetet. Ata dyshojnë se disa shishe qumështi e uji në tre kuzhinat e universitetit, janë kontaminuar me substanca të huaja gjatë fundjavës. Duke cituar burime të hetimeve, e përditshmja Bild tha se Policia beson se nuk është e mundur që helmi të jetë përhapur aksidentalisht. Studentët janë nxitur që për momentin të konsumojnë ushqime ose pije të mbajtura prej tyre ose të ruajtura në vende të mbikqyrura.

Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12 15:11
Top News – Gaza, nga rrënojat në qytet futurist/ ‘Projekti Sunrise’, 112 mld USD dhe resorte luksoze
24/12 14:58
Top News – Lëmsh zjarri në qiell, shpërthen çisterna / Itali, momenti i tmerrshëm në autostradë
24/12 14:55
Top News – Dridhen ndërtesat, njerëzit në panik / Tërmet me magnitudë 6 godet Tajvanin, nuk ka dëme
24/12 14:51
Top News – Rusia rrëmben 52 ukrainas në kufi / Bastisje në fshat, kapen rob edhe 13 ushtarë
24/12 14:48
Top Channel/ Ukrainë, shpresa për paqe “Krishtlindjesh”: Zelensky nxjerr planin e ri te paqes!
24/12 14:40
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
24/12 13:22
Top News – Shpresë për paqe në Krishtlindje / Zelenski bën lëshime, zonë të demilitarizuar në lindje
24/12 13:21
Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12 11:20
Top News – Emmanuel Macron tregon muskujt / Poston imazhet, stërvitje me trupat franceze në Emirate
24/12 11:20
Top News – ‘Si një bombë’, rrëzohet avioni në Turqi / Humb jetën shefi i lartë ushtarak i Libisë
24/12 11:19
Top Channel/ Rusia ndërton central bërthamor në hënë, plani i Putinit: Do bashkëpunojmë me Kinën!
24/12 11:15
Top Channel/ SHBA i ndalon vizën ish-komisionerit të BE, “plas” zemërata në Europë!
24/12 11:05
Top News – 24 orë paqe në botë për Krishtlindje / Papa Leoni, i zhgënjyer me refuzimin e Rusisë
24/12 11:00
Top News – Putin do pushtojë edhe Hënën / Plan për të ndërtuar një central bërthamor atje
24/12 10:56
Top News – Ukraina nën sulm para Krishtlindjeve / Zelenski: Putin nuk do t’i japë fund vrasjeve
24/12 10:48
DIGITALB DIGITALB