Top Channel/ Hetim për të zhdukurit në Siri që nga nisja luftës, OKB miraton krijimin e organizatës
30/06/2023 21:11

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi krijimin e një organizate të pavarur për të hetuar fatin e mijëra personave që mbeten të zhdukur në Siri që nga shpërthimi i luftës në vitin 2011, duke tejkaluar kundërshtimet nga Damasku. Sipas grupeve joqeveritare, rreth 100 mijë njerëz rezultojnë të zhdukur që nga fillimi i një goditjeje brutale të protestave antiqeveritare, gjithashtu më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vrarë. “Pas 12 vitesh konflikti dhe dhune në Republikën Arabe Siriane, është arritur pak përparim në zbutjen e vuajtjeve të familjeve duke dhënë përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur”, thuhet në rezolutën, e cila u miratua me 83 vota pro, 11 kundër dhe 62 abstenime. Por Siria, së bashku me Rusinë, Kinën dhe Iranin, kundërshtuan krijimin e organizatës së re, duke thënë se nuk ishte konsultuar për rezolutën. Institucioni i Pavarur për Personat e Zhdukur në Siri do të zbulojnë fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur dhe do të ofrojë mbështetjen e duhur për viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e të zhdukurve. Rezoluta i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe palëve të tjera përkatëse që të përcaktojnë mandatin e organizatës së re në 80 ditët e ardhshme.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39