Çdo individ apo biznes tatimpagues të cilët nuk kanë shlyer detyrimet tatimore në kohë, rrezikohen t’u bllokohen automjetet. Ky vendim vjen pas një marrëveshje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me DPSHTRR, e cila përcakton se do të vendosen masa mbi sigurimin e automjeteve që këto subjekte disponojnë.