Të veshur me uniformën e shefit, deri dje ata orientonin vartësit për të kryer arrestime. Por SKY, kamerat e sigurisë dhe përgjimet treguan se e gjitha kjo ishte një fasadë në emër të ligjit. Sot, SPAK jo vetëm i mban nën ‘arrest me burg’ si të dyshuar se u implikuan me grupet kriminale, por edhe se shpërdoruan detyrën duke ndihmuar me informacione disa prej tyre, që më pas shërbenin për larje hesapesh.