Agjenda e kryetarit të Partisë Demokratike të hënave parashikon konferencë me gazetarët, por këtë fillim jave mungoi përballja e Sali Berishës me përfaqësuesit e medias, të cilët prisnin që ai të hidhte me shume dritë mbi kontratën 6 milion dollarëshe të lobimit në Shtetet e Bashkuar të Amerikes. Reporterët te cilët ndjekin daljet e liderit te opozitës, jo zyrtarisht u njoftuan për bashkëbisedimin e përjavshëm me tW në ora 12:00, por që nuk ndodhi. Orët që pasuan zbardhën me shumë detaje nga kjo lëvizje e befte e kryedemokratit, i cili mesa duket pasi u këshillua me strategun e tij te fushtës Chris Lacivita vendosi kodin e heshtjes jo vetem mbi vehten, por edhe kandidatët e tij për deputet, të cilët përmes një mesazhi u porositën të kyçnin gojën dhe te fokusohen vetem tek fushata.