Arritja e një marrëveshjeje me bashkinë e qytetit ka bërë që për herë të parë të lejohet thirrja e ezanit në Xhaminë e Madhe të Kölnit. Shumë myslimanë e panë këtë vendim si plotësim të integrimit në Gjermani, e mjaft gjermanë vetë mendojnë se nëse lejohet këmbana e kishës, ka vend edhe për thirrjen e ezanit, Megjithatë, lëshimi vjen me kushte të forta.