Izraeli hapi për të parën herë që nga fillimi i luftës pikën kufitare të Kerem Shalomit me Gazën për të lejuar kalimin e kamionëve me ndihma, me qëllim dyfishimin e sasisë së ushqimeve dhe ilaçeve në enklavë. Nën një kontroll të rreptë është lejuar kalimi i disa prej ngarkesave, duke i dhënë një frymëmarrje të re përpjekjeve për të dërguar ndihma në territorin e gjunjëzuar nga konflikti.