E mbrojtur nga një helmetë dhe një jelek i zi antiplumb, ministrja e jashtme gjermane, Analena Baerbock vizitoi nga afër vijën e frontit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas. Rajoni lindor i Ukrainës është prej vitesh skenë e përleshjeve midis trupave qeveritare dhe separatistëve, pavarësisht nga një armëpushim në fuqi, i cili shkelet rregullisht.