Një helikopter ka dalë në terren dhe është duke punuar për shuarjen e flakëve në Karaburun. Po ashtu edhe forcat operacionale po vijojnë shuarjen e zjarrit në këtë zonë, ndërsa një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivizuar vatra e zjarrit. Fatmirësisht të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar në Gjirokastër pas punës së efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse. Fatkeqësisht një ditë më parë u shënua një viktimë në vend në një fshat të Gjirokastrës, ku 64 vjeçari u gjet i asfiksuar, pasi u përpoq të shuante flakët në banesën e tij.