Ish-kandidatja e PD-së për Këshillin Bashkiak në Shkodër, Alida Haxhia ka gjetur të thyer mëngjesin e kësaj të hëne automjetin e saj të parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon. Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat. Haxhia thotë se nuk ka konflikt me askënd dhe se ngjarja s’ka prapavijë politike, por është vetëm një mesazh për vendin e parkimit.