Bashkia Kurbin me rreth 73 mijë banorë nga sot do të jetë pa gjykatë. Sipas hartës së re gjyqësore gjykata e Kurbinit, prokuroria dhe dhoma e provës do të transferohen në një të vetme në gjykatën e Lezhës. Gjatë një viti kjo gjykatë ka të paktën rreth 1800 çështje gjyqësore. Aktualisht janë rreth 400 çështje gjyqësore të rëndësishme që do të shqyrtohen në gjykatën e Lezhës.