Top Channel/ Harris, kandidate para 7 gushtit? Mediat: Ka mbështetje, fiton që në raundin e parë
25/07/2024 22:49

Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të emërojnë Nënpresidenten Kamala Harris si kandidaten e tyre për presidente dhe madje të fillojnë të miratojnë kandidatin për postin e Nënpresidentit, i cili ende nuk është caktuar, në një proces votimi përmes internetit, që fillon javën e ardhshme, ndërsa partia po tenton të veprojë me shpejtësi për t’u bërë bashkë në përkrahje të një kandidati të ri për zgjedhjet e nëntorit. Komisioni i Rregullave të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate miratoi të mërkurën një propozim, sipas të cilit delegatët nga i gjithë vendi do të mund të votojnë për kandidatët e mundshëm presidencialë për të zëvendësuar Presidentin Joe Biden, i cili fundjavën e kaluar u tërhoq nga gara për një mandat të dytë. Por zonja Harris është demokratja e vetme kryesore e cila ka njoftuar publikisht se kërkon emërimin e partisë, çka do të thotë se është thuajse e sigurtë që kandidimi i saj të miratohet në vetëm një raund votimi në internet që fillon në 1 gusht, 18 ditë para se të nisë punimet Kuvendi Kombëtar Demokrat në Çikago. Sipas këtyre rregullave, zonja Harris dhe çdo kandidat tjetër demokrat që synon ta sfidojë atë duhet të depozitojë firmat elektronike të 300 delegatëve të Kuvendit, nga të cilat, më shumë se 50 firma nuk duhet të jenë nga i njëjti shtet. Nënshkrimet elektronike duhet të depozitohen brenda mbrëmjes së datës 30 korrik. Kualifikimi i shumë kandidatëve mund të çojë në disa raunde votimi për disa ditë. Por, nëse zonja Harris është kandidatja e vetme, votimi do të fillojë më 1 gusht. Delegatët do të mund të marrinë fletën e votimit përmes një email-it të sigurtë. Procesi pritet të hartohet jo vetëm për të emëruar zyrtarisht zonjën Harris, por me shumë gjasë edhe kandidatin e saj për Nënpresident, përpara gushtit, duke i lënë asaj pak kohë për të vendosur emrin që do zgjedhë si krahun e djathtë në garën presidenciale. Një anketim i agjencisë së lajmeve Associated Press i delegatëve të Kuvendit tregoi se Nënpresidentja ka mbështetjen e më shumë se 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB