Një sipërfaqe prej 16 hektarësh e mbjellë me grurë është përfshirë nga flakët mesditën e së dielës në fshatin Topojë në Fier. Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako është shkrumbuar vetëm për pak minuta pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një stan pranë.