Rreth 100 emigrantë shqiptarë protestuan mbrëmjen e sotme në sheshin “Sindagma” të Athinës për të kërkuar hapjen e kufijve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas protestuesve, mbyllja e kufirit ka dëmtuar rëndë komunikimin mes emigrantëve dhe familjarëve të tyre në Shqipëri, ndërsa numri i kufizuar i personave që lejohen të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës ka bërë që forma e udhëtimit të jetë tepër e vështirë.