Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë pasi është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës. Aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme Kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe masiveve shkëmborë çka ka çuar në bllokimin e rrugës.