Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos, ndërsa shkruan se ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.