Top Channel/ Hapen thirrjet për kredi me 0% interes, Gonxhe: 530 kuota për administratën
11/03/2025 19:50

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur Thirrjen për Aplikim për kredi me 0% Interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës të Administratës Publike. Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. Më shumë kuota do të jenë në dispozicion për punonjësit e Minstrisë së Brendshme dhe të Arsimit. Nga 90 vende janë hapur për këta punonjës. Ndërsa 80 kuota do të jenë për Ministrinë e Shëndetësisë, nga 30 kuota për minstrinë e Bujqësisë, Mbrojtjes, Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë. Dhe ministria e Financave, Turizmit, Punëve të Jashtme dhe Kryeministria do të kenë nga 30 kuota.(grafik) Sipas njoftimit të publikuar të gjithë punonjësit e interesuar do të kryejnë aplikimin në portalin e-albania. Por për të përfituar duhet të plotësojnë disa kushte: -Të jetë i punësuar në administratë sipas ligjit të strehimit social -Të mos kenë banesë në pronësi apo process legalizimi -Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar - Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social Kanë të drejtë të aplikojnë ata individë të cilët kanë jo më pak se 2 vite të puësuar në momentin e palikimit. Punonjësit do të zgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit i cili do të rendisi dhe aplikantët nëse rezultojnë me pikë të barabarta. Afatit i fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes. Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për banesa me zero interes.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB