Top Channel/ Hamasi “tërhiqet”: Gati të shkrijmë qeverinë, por të vendoset komiteti i Trumpit!
12/01/2026 11:05

Hamasi jep shenja tërheqjeje: Grupi palestinez ka pohuar se kur kontrollin e Rripit të Gazës ta marrë komiteti drejtues i parashikuar në planin e paqes të Donald Trump, atëherë Hamasi do të shpërndajë qeverinë e tij. Kështu bën të ditur Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të grupit militant. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për këtë kalim të pushtetit, edhe sepse as Hamasi dhe as Autoriteti Kombëtar Palestinez nuk kanë shpallur emrat e personave që do të bëhen pjesë e ekzekutivit të ri të Gazës. Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Duke filluar nga nevoja ose jo për një miratim amerikan dhe izraelit lidhur me personat e përzgjedhur si anëtarë të Këshillit të Paqes së Gazës, i cili duhet të mbikëqyrë qeverinë dhe aspekte të tjera të armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, përfshirë çarmatimin e Hamasit dhe dërgimin e një force ndërkombëtare sigurie. Ndërkohë, Hamasi ka ndërmarrë hapa paraprakë duke dhënë “udhëzime për të gjitha institucionet dhe agjencitë qeveritare që të përgatiten të transferojnë të gjitha kompetencat e tyre”, siç deklaroi në një videomesazh zëdhënësi Hazem Kassem. “Ky vendim është i qartë dhe përfundimtar, dhe ka gjithashtu udhëzime për të lehtësuar suksesin e punës së kësaj agjencie palestineze, në përputhje me interesin më të lartë kombëtar”. Marrëveshja është ende në fazën e parë. Një zyrtar egjiptian poho për Associated Press se Hamasi është duke u përgatitur të dërgojë një delegacion për bisedime me zyrtarë nga Egjipit, Katari e Turqia për të kaluar në fazën e dytë.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52