Një zyrtar i Hamasit i tha BBC-së se grupi militant është "i gatshëm" për të arritur një marrëveshje nëse ajo i jep vërtet fund luftës. Hamasi është "i përgatitur të bjerë dakord me çdo propozim nëse kërkesat për fundin e konfliktit përmbushen qartë", tha Taher al-Nunu. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa'ar, shkroi në platformën X se shumica e qeverisë mbështet një ujdi që të sjellë “lirimin e pengjeve" dhe theksoi se kjo mundësi "nuk duhet humbur".