Hamasi dorëzoi të dielën pasdite trupin e një ushtari izraelit i cili është vrarë në vitin 2014 dhe që mbahej në Gazë që atëherë. Kthimi i ushtarit, Hadar Goldin, do të ishte një zhvillim i rëndësishëm në armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe do të mbyllte një sagë të dhimbshme 11-vjeçare për prindërit e tij, të cilët kryesuan një fushatë, së bashku me familjen e një ushtari tjetër, trupi i të cilit u mor në vitin 2014, për të sjellë djalin e tyre në shtëpi për varrim, raporton Associadet Press.