Hamami i grave” komedia e jashtëzakonshme e dramaturgjisë angleze, me regji të Kiço Londos, është ngjitur mbrëmjen e mërkurë në skenën e tetarit “Petro Markos” në Vlorë. Aktore përcollën anën optimiste të jetës përmes historisë së shtatë femrave, ku secila ndihet e vetmuar dhe e dhunuar. “Hamami i grave” një himn për fuqinë e miqësisë dhe solidaritetit të grave, do të jetë në Vlorë deri në fundjavë.