Donald Trump këmbëngul se ka pasur bisedime paqeje, Irani mohon: Sesi qëndron e vërteta, kjo mbetet prej ditësh temë diskutimi. Por ndërkohë, kanë dalë në dritë raportime sipas të cilave administrata amerikane po shqyrton në heshtje kryetarin konservator të Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, si një partner të mundshëm për negociata me SHBA-në, dhe ndoshta edhe si lider të ardhshëm të Iranit, në vazhdën e vdekjes së liderit Suprem, ajatollahut Ali Khamenei.