Fitimi i titullit kampion ishte objektivi kryesorë i Tiranës së këtij viti, por me t’u arritur ky synim madhor tashmë ka të tjera synime që do të ndikojnë në vazhdimësinë e këtij suksesi. Një ndër këto është rinovimi i kontratave dhe në majën e njerëzve që i përfundon kontrata, më pak se një muaj nga shpallja e titullit kampion është trajneri Orges Shehi.