Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari ne qytetin e Pogradecit. Pronari i kësaj argjendarie, tregon se është e disata here që argjendaria e tij sulmohet dhe ende nuk janë gjetur autorët. Ai thekson që herët e tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme pas rënies se alarmit ata janë larguar pa marrë asgjë.