Një turiste franceze është gjetur sot pasdite në Himarë, pasi kishte humbur kontaktet rreth orës 10:00 të mëngjesit. Shërbimi zjërrfikës i Himarës me alpinistët kanë kërkuar në Malin e Çikës dhe e kanë gjetur në fshatin Ilias turisten në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja po shoqërohet drejt spitalit të Himarës, për një kontrroll nga mjekët e spitalit. Shpesh herë turist kryesisht të huaj humbin kontaktet në zona me pyje apo dhe male dhe janë punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që i shkojnë në ndihmë.