Në një seancë të mbyllur në Gjykatën e Hagës po dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Para se të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur para trupit gjykues, prokurori i specializuar ka kërkuar që seanca të vijojë në sesion privat. Në sallën e gjyqit,) janë të pranishëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.