Top Channel/ Haga “s`mjaftohet me burgun”: Shala t`i paguajë viktimave 208 mijë euro dëmshpërblim!
29/11/2024 15:43

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, është urdhëruar dhe për zhdëmtimin e viktimave të tij në shumën e 208 mijë eurove. Në 16 korrik, Shala u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Specializuar për krime lufte e Kosovës, me seli në Hagë. Ai u shpall fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër të paktën 18 personave, sic thuhet në aktakuzë, dhe përfshirjen në vrasjen e një personi qershorin e vitit 1999, në fabrikën e metalit në Kukës. Sipas Gjykatës, viktimat kanë qenë kryesisht shqiptarë të Kosovës, të cilët dyshohej se bashkëpunonin me Serbinë, ose nuk përkrahnin UÇK-në Shala, i njohur me nofkën “Ujku”, është deklaruar më parë i pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjykata thotë se dëmshpërblimi do t`u ndahet tetë viktimave. E para prej tyre, me dëme më direkte është parashikuar të përfitojë 100 mijë euro dëmshpërblim për dëme fizike, mendore dhe materiale. Kjo sepse sipas vendimit paraprak, mbi bazën e të cilit Shala u dënua, personi në fjalë është ndaluar në mënyrë arbitrare, e është keqtrajtuar fizikisht e psikologjikisht me pasoja afatgjate. Në anën tjetër, shuma e mbetur është ndarë në kompensime individuale dhe kolektive për shtatë viktimat e tjera, jo të drejtpërdrejta, përkatësisht familjarë të atyre që përshkruhen si viktima të tij. Anëtarja e Gjykatës Speciale, Mappie Veldt-Foglia deklaroi gjatë dhënies së vendimit se “përgjegjësia për pagesën bie ekskluzivisht te Shala”, edhe pse sipas saj, nga informacionet që ka marrë paneli gjyqësor, Shala aktualisht nuk ka mundësi materiale për ta shlyer kompensimin.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39