Në kohën kur pandemia e koronavirusit duket sikur po fashitet, Suedia që befasoi me vendimin e saj për të mos vendosur karantina në kulmin e sëmundjes, tani rekomandoi dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit. Kjo dozë përforëcuese, sipas autoriteteve shëndetësore suedeze, i duhet administruar personave që rrezikojnë të sëmurën rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare.