Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez befasoi me kërkesën e tij drejtuar punonjësve në sektorin publik e privat të vendit që të mos mbajnë kravata, si masë për kursimin e energjisë në kushtet e një vale të nxehti ekstrem që ka pushtuar vendin e mbarë Europën. Sanchez njoftoi se qeveria e tij do të miratojë të hënën masa “urgjente” të kursimit të energjisë, në mesin e përpjekjeve edhe nga disa vende europianë për t`u bërë sa më pak të varuar ndaj gazit rus.