“Grushti i Hekurt” bashkon boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që do të zhvillohet sot në sallën e lojërave “Feti Borova”. Nga ora 17:00 të gjithë do të kenë mundësi të shohin të gjithë boksierët më të mirë shqiptarë në 9 përballje të mëdha. Senad Drini, Armando Grishaj, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli, Denis Nurja, Ardit Murja, Alban Bermeta, Alban Beqiri dhe Nelson Hysa kanë si qëllim që të ngrenë lart flamurin kuqezi, ndaj kundërshtarëve të huaj.