Rithemelimi duket se nuk do të ndalojë mbledhjen e grupit parlamentar, e parashikuar për t’u mbledhur në orën 17:00 të ditës sotme. Beteja për numrat në grupin kuvendor demokrat pritet të ketë testin më të fortë pasditen e kësaj të enjte. Një mbledhje e thirrur nga Enkelejd Alibeaj kundërshtohet nga Komisioni i Rithemelimit, i cili pas Kuvendit të së shtunës nuk e njeh me atë si drejtues grupi.