Pas humbjes së jetës së një 34-vjeçareje pas abortit, një ditë më parë në maternitetin e Elbasanit, një tjetër grua ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në maternitetin “Koço Gliozheni” pasi kishte lindur foshnjën e saj dy ditë më parë. Top Channel ka mësuar se gruaja nga Fieri me iniciale M.V. vetëm 31 vjeç kishte kryer lindje natyrale ditën e shtunë në maternitetin “Koço Glozheni”.