Top Channel/ “Gruaja me sirtarë”! Shfaqet premiera e dramës me mesazhe të forta kundër dhunës
25/11/2025 20:09

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës. shfaqi mbrëmjen e kaluar premierën e dramës “Gruaja me sirtarë”, një vepër e fuqishme që vjen në skenë në kuadër të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në rolin kryesor, aktorja Mimoza Marjanaku përcolli emocione të forta tek publiku që përjetoi dramën e një fëmije-grua të abuzuar vazhdimisht nga dy meshkujt e jetës së saj. Për të kjo shfaqje ka një domethënie të veçantë. “Këtë herë është një emocion shumë më i madh sepse luaj kryerolin e jetës sime”, u shpreh aktorja Mimoza Marjanaku. Drama, me regji të Suela Bakos, sjell në skenë historinë e një gruaje që përfaqëson shumë të tjera që jetojnë forma të ndryshme abuzimi. “Abuzimi nuk është vetëm dhunë fizike, por edhe një jetë pa lumturi, Personazhi i Vesës është çdo grua dhe çdo grua e gjen veten te ajo në një moment të jetës se saj”, tha regjisorja Suela Bako. Drama, e shkruar nga shkrimtarja Anisa Markarian, është frymëzuar nga përvoja e saj si mjeke në Francë, ku ka ndeshur “Drama ‘Gruaja ne sirtarë’ është një homazh për të gjitha këto gra qe ne anonimatin e tyre vuajnë por dinë dhe të gjejnë forcën për të luftuar kundër xhelatit të tyre dhe fituar. Vesa është të gjitha pacientet që kam kuruar në urgjencë: të plagosura, të djegura, të rrahura…”, u shpreh dramaturgia AnisaMarkariani. Në role episodike u paraqit edhe aktori Romir Zalla, si dhe Kiara Juba, duke i shtuar shfaqjes intensitet dhe ritëm dramatik. Skenografia dhe kostumografia e Alketa Tragajt plotësoi atmosferën e dramës me elemente përfaqësuese, simbolike për dramën. Gruaja me sirtare” mbetet një thirrje-homazh për gratë që luftojnë në heshtje dhe një thirrje për reflektim, duke e bërë artin pjesë të reagimit dhe edukimit shoqëror.

Top Channel/ Koncerti për Tish Dainë/ Shkodër, koncert-homazh për 100-vjetorin e lindjes artistit
12/04 15:13
Top Channel/ Ekspozitë për Zojzin, në Marubi ekspozohen për herë të parë fotografitë etnografike
11/04 15:31
Top Channel/ “Face 202 Face në rrugë”, fotografët nga Vlora çelin në galeri ekspozitën
11/04 12:30
Top Channel/ Panairi i poçerisë në Korçë, tradita e Pashkës gjallëron qytetin
10/04 15:41
Top Channel/ Ekspozita e Salvador Dalí në Tiranë, 81 vepra botërore origjinale në COD
10/04 15:35
Top Channel/ Kujtim për Vaçe Zelën! Lushnja e përkujton me koncert në 87-vjetorin e lindjes
08/04 15:29
Top Channel/ Zija Çela fiton “At Zef Pllumi”, vlerësohet romani “Koka mbi katror”
07/04 20:11
Top Channel/ “Ne të dy dhe dashuria” Bora Minga sjell vëllimin poetik që flet me gjuhën e zemrës
05/04 12:36
Top Channel/ Shkrimtari i njohur gjermano-austriak prezanton librin e ri në qytetin e Kadaresë
05/04 12:26
Top Channel/ Kadare në pikturë! Ekspozitë në shtëpinë studio, prezantohen portretet e shkrimtarit
03/04 15:34
Top Channel/ Dy kryevepra në TKOB, Cavalleria Rusticana dhe Gianni Schicchi do emocionojnë publikun
03/04 12:37
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Kadare e Agolli kujtohen në Kinë! Eventi nga Ambasada dhe Katedra e Gjuhës Shqipe
31/03 15:32
Top Channel/ Delvina, Ansambël Arkitektonik Urban! Fokus ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë
30/03 20:20
Top Channel/ Muzeu i Drishtit drejt degradimit, turistët vijnë por mungon mirëmbajtja
29/03 19:53
Top Channel/ Shtegu “Tinka Kurti” në Prezë! Artistja nderohet në Ditën e Teatrit
27/03 15:48
Top Channel/ Shqipëria dhe Polonia e viteve ’60! Ekspozita e fotografes polake te “Marubi”
27/03 15:32
Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55