75 mijë pula janë groposur në fshatin Metallaj të Shijakut. Duke qenë se numri i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve është tepër i lartë, një tjetër gropë për asgjësimin e tyre është duke u hapur. Pas 5 ditësh, Ministria e Bujqësisë, pushteti lokal dhe inspektoriati i mjedisit vendosën që vendi i asgjësimit të bëhej në këtë fshat. Por gripi i shpendëve nuk largohet kaq lehtë. Pas groposjes, drejtuesit e pularive kërkojnë një urdhër të menjëhershëm nga Ministria e Bujqësisë për të asgjësuar pulat e gjalla që kanë mbetur në kapanone, me qëllimin e vetëm që ky infeksion të mos përhapet më tej.