Top Channel/ Gripi shtrenjtoi vezët! Çmimi u rrit me 5 lekë. U “asgjësuan” 430 mijë pula
25/03/2025 19:50

Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton prej ditës së sotme kushton 5 lekë më tepër. “Përshëndetje dua 10 kokrra vezë fshati”. “Po patjetër, por çmimi nga sot është rritur me 5 lekë, nga 30 në 35 lekë“. Tek stabilimentet e pularive gripi i shpendëve ka qenë më agresiv se sa tek fermat e fshatarëve. Gripi i shpendëve në Shqipëria ka sjell dhe rritje të çmimit të vezëve, asgjësimi i 430 mijë krerëve të pulave ka bërë që një kokërr vezë për konsumatorin të kushton 66.6% më tepër, e për kthyer në para do të thotë 10 lekë më shumë. Po për ekspertët e bujqësisë ky ndryshim çmimi është abuziv nga tregtarët. “Është një rritje e pajustifikuar sepse ne kemi 7 mln krerë dhe 5 mln prej tyre janë për prodhim vezësh, mendoj se kjo ka të bëjë më vendosjen e monopoleve në këtë treg në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që merren me importin dhe eksportin e tyre, dhe kjo e bën të lehtë vendosjen e çmimit nga këto kompani.”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie. Asgjësimi i 430 mijë krerëve pulave, deri më tani nuk ka sjell mungesë të këtij produkti në markete. “Nëse situata përkeqësohet atëherë ka vend për ndërhyjnë nga Ministria e Bujqësisë për të zbutur koston e prodhimi apo për të marrë masa për zëvendësimin e këtyre shpendëve, por sot nuk jemi në këtë fazë pasi dëmi është shumë i vogël”, shton më tej eksperti i bujqësisë. Kjo nuk është një situatë e re as për biznesin e pularive dhe as për konsumatorin në vitin 2022 si pasojë e gripit të shpendëve u asgjësuan gjysmë milioni pula, në atë kohë një kokërr vezë në market kapi vlerën e 30 lekëve, ndërsa veza e fshatit 50 lekë.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB