Gripi i shpendëve H5N1 e ka zgjeruar hartën e infektimit, tashmë një nga pularitë më të mëdha të vendit influencën aviere e ka prezente në katër kapanone. Deri më tani janë asgjësuar e 68 mijë krerë pula, dhe bllokuar 415 mijë kokrra vezë. Shefja e Kabinetit të MB, Ermira Gjeçi, tha se produkti i vezëve në treg është i sigurt, pasi inspektorët e AKU kanë tërhequr të gjithë sasinë e vezëve që kanë dalë nga këto kapanone.