Reagimi i avokatëve për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore ka kaluar në një tjetër nivel pasi për 10 ditë avokatët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë edhe seancat për dhënien e masës së sigurisë. Por gjatë kësaj të enjte jo gjithë avokatët e zbatuan vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë me pretendimin se nuk ishin njohur zyrtarisht me këtë vendim.