Top Channel/ Grevë në aeroportet gjermane! Vonesa dhe anulime fluturimesh për 90 mijë pasagjerë
15/03/2024 12:28
Këtë të premte sindikata u ka bërë thirrje për grevë punonjësve të sektorit të sigursë në aeroporte. Qëllimi është rritja e presionit ndaj punëdhënësve në sfondin e bisedimeve që nisin më 20 mars për kontratat e punës.