Kjo është dita e dytë që transporti publik, bashkë me operatorët privatë ndërurban, po vazhdojnë protestën e tyre. Për shtatë muaj të njëjtët nuk kanë marrë pagesat nga Komuna e Prishtinës, kësisoj, qarkullimi i tyre bëhet vetëm në ditë proteste e vetëm pa udhëtarë. Kjo portestë mori formë tjetër të martën, ku autobusët u ndalën përgjatë rrugës Agim Ramadani në Prishtinë, duke bllokuar një korsi. Ndërkohë, punëtorët paraqitën kërkesat e tyre para objektit të komunës. Nuk kemi buxhet për të shërbyer e për të bërë punën. 1 milionë euro kemi borxhte furnitorët për naftë borxh. 800 mijë euro kemi borxh për dy paga të punëtorëve të "Trafikut Urban", 100 mijë euro i kemi për kontratën për sigurime shëndetësore, 1 milionë e 900 mijë euro borxh Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se të enjten mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, ku do merret vendimi që ia lejon kryeqytetit shfrytëzimin e mjeteve vetanake.