Më shumë se 1,300 fluturime anulloi Lufthansa të premten si rezultat i një greve të stafit e cila preku të gjithë aeroportet qendrore të vendit. Sindikata gjermane Verdi u bëri thirrje punonjësve në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Shtutgartit, Hamburgut, Dortmundit, Hanoverit dhe Bremenit të mërkurën që të nisnin grevën pasi sipas saj, pak përparim ishte shënuar në përpjekjet për ta zgjidhur ngërcin përmes negociatave. Grevistët thonë se inflacioni i lartë po i gërryen të ardhurat e tyre.