As 24 orë nuk kaluan nga betimi i 300 deputetëve të parlamentit grek që dolën nga zgjedhjet e 21 majit dhe me urdhrin presidencial që u afishua mesditën e së hënës në hyrjen e tij, organi ligjvënës i vendit u shpërnda. Kjo pasi asnjë parti nuk mundi të sigurojë shumicën parlamentare dhe as të krijonte koalicion dhe si rezultat prej mëngjesit të së martës, vendi rihyn në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e reja të 25 qershorit.