Greqia rrit pagën minimale, e cila nga 1 Prilli shkon në 920 euro bruto, sipas njoftimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Bëhet fjalë për rritjen e gjashtë radhazi që nga viti 2019, ndërsa vetëm nga viti i kaluar paga bazë shtohet me 40 euro në muaj. Kjo rritje nuk prek vetëm punonjësit që paguhen me minimumin, por “tërheq” automatikisht lart edhe një sërë pagesash dhe përfitimesh të lidhura me të, si shtesat për vjetërsinë në punë, të ashtuquajturat periudha trevjeçare. Kryeministri Mitsotakis theksoi se rritja është pjesë e një tendence të vazhdueshme të viteve të fundit. Kyriakos Mitsotakis kryeministër I Greqisë Eshtë një rritje mujore prej 40 eurosh krahasuar me vitin e kaluar. Me fjalë të tjera, rritja kumulative e pagës minimale që nga viti 2019 tejkalon 415% Kjo përkthehet në më shumë se 3.780 euro në vit. Rritje do të ketë edhe për një numër të madh përfitimesh sociale si shtesa për personat e martuar, apo asistenca sociale për të papunët që ngjitet në 564 euro nga 540 që ishte më parë. Po ashtu ndikohen pagesat për lejen e lindjes, lejen prindërore, programet e punësimit, praktikave profesionale dhe një sërë ndihmash sezonale.