Situatë tragjike me pamje tepër të rënda janë ato mbërrijnë minutë pas minute nga Greqia, ndërsa vendi fqinj po përjeton orët e ferrit. 18 trupa të djegur, që dyshohen të jenë të emigrantëve, u gjetën të martën në një zonë rurale në Greqinë veriore ku zjarret e dala jashtë kontrollit, të favorizuara edhe nga era e fortë, vijojnë të djegin gjithçka gjejnë para për të katërtën ditë radhazi, tha brigada e zjarrfikësve.