Top Channel/ Greqia përforcon ushtrinë! Në 2030 pritet të ketë 200 avionë luftarakë modernë
01/04/2024 19:48

Gjatë një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pajisjeve dhe Investimeve, Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, duke monitoruar zbatimin e programit për fuqizimin e forcave të armatosura bazuar në Agjendën Kombëtare 2030 ka theksuar, ashtu si edhe kryeministri Mitsotakis se sa e rëndësishme është për vendin reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Forcat e Armatosura Greke. “Kjo agjendë, duke filluar para së gjithash me Forcën Ajrore, parashikon që në vitin 2030 Greqia të ketë 200 avionë modernë të gjeneratës 4.5 dhe të 5, me heqjen graduale nga përdorimi të avionëve të gjeneratës së tretë dhe të 4-të.Në të njëjtën kohë, ajo parashikon forcimin dhe modernizimin e flotës sonë. Programi për blerjen e fregatave të reja të FDI tashmë është duke u zhvilluar”, u shpreh ministri, Nikos Dhendias. Gjithashtu, ka theksuar Dhendias po konsiderohet edhe pjesëmarrja e vendit në projektimin dhe ndërtimin këtu në Greqi të fregatave të reja të tipit Constellation, si dhe zgjidhjet optimale për periudhën e ndërmjetme nëpërmjet krijimit edhe të një ekosistemi të inovacionit të mbrojtjes. “Duam të ndryshojmë realitetin që ekziston me blerjen e armatimeve të huaja nga rafti. Të forcojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe të vazhdojmë me prodhime të avancuara të shumëfuqishme. E kam fjalën për dronët, për anti-dronët, për armët që do të krijojnë një ombrellë kundërajrore mbi atdheun tonë, për mjetet që lëvizin në mënyrë autonome, për skafet që lëvizin në mënyrë autonome, në det dhe nën det”, tha Dhendias. Dhendias ka theksuar se po bëhen përpjekje për të krijuar një realitet të ri për Forcat e Armatosura greke dhe siç ka thënë , për këtë ka bindje të plotë se ekziston mbështetja e të gjithë sistemit politik dhe veçanërisht e shoqërisë greke.

Top Channel/ Armatimi i ishujve, Turqia paralajmëron Greqinë
12/03 22:51
Top Channel/ Netanyahu kërcënon liderin suprem: Mos vini bast për të
12/03 22:49
Top News – Ambasadori i Iranit në OKB kundërshton liderin e ri: S’kemi qëllim të bllokojmë Hormuzin
12/03 22:45
Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
DIGITALB DIGITALB