Qysh në orët e mëngjesit të 22 gushtit, Greqia vazhdoi luftën ndaj zjarreve të dala jashtë kontrollit, të cilat iu morën jetën 18 personave dhe detyruan shumë të tjerë të evakuoheshin. Kjo është vala e dytë vdekjeprurëse e zjarreve masive brenda vetëm një muaji. Zjarret vazhduan të digjen në mënyrë të pakontrollueshme në pjesën verilindore të Greqisë, ishujt Evia dhe Kythnos, si dhe rajonin e Beoetia në veri të Athinës. Zjarret janë shpërndarë në mënyrë të shpejtë shkaku i erërave të forta dhe temperaturave deri në 41 gradë Celsius.